Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Salah pranon ofertë të majme nga Arabia Saudite

salah

Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah, mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. 

“Dailysports” ka shkruar të shtunën se Salah ka pranuar një ofertë shumë fitimprurëse nga skuadra e Al-Ittihadit. 

Al-Ittihadi i ka ofruar Salahut pagë prej 30 milionë eurosh në sezon. Nga Arabia Saudite edhe skuadra e Al-Hilalit ka shprehur interesim për 33-vjeçarin. 

Al Hilali e konsideron Salahun si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar veror. 

Salah i dha fund aventurës nëntëvjeçare te Liverpooli pas përfundimit të edicionit 2025/26. 

Edhe Pas pak ditësh mësohet klubi i ri i Salahut Futboll 2 muaj më parë Pas pak ditësh mësohet klubi i ri i Salahut

Ai pjesë e “të kuqve” ishte nga viti 2017 kur ishte transferuar nga Roma për 42 milionë euro. Salah është legjendë e Liverpoolit. 

Sulmuesi i krahut me Liverpoolin zhvilloi 442 ndeshje duke kontribuar me 257 gola dhe 123 asistime. Fitoi nëntë trofe.