Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Salah arrin marrëveshje me Beshiktashin

Mohamed Salah

Ylli i Egjiptit, Mohamed Salah, ka arritur marrëveshje verbale me gjigantin turk, Beshiktash. 

Kështu kanë raportuar të premten mediumet turke. 

Mësohet se Salah gjatë javës së ardhshme pritet t’i kryej testet mjekësore. 

Pritet të nënshkruaj kontratë njëvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

Salah do të fitojë 10 milionë euro në sezon. 

Sulmuesi i krahut pritet t’i bashkohet Beshiktashit si lojtar i lirë pasi që javë më parë i skadoi kontrata me Liverpoolin. 

Edhe Salah pranon ofertë të majme nga Arabia Saudite Futboll 1 muaj më parë Salah pranon ofertë të majme nga Arabia Saudite

34-vjeçari është legjendë e “Të Kuqve”. 

Me Liverpoolin zhvilloi 442 ndeshje, derisa kontribuoi me 257 gola dhe 123 asistime.