Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Salah, zyrtarisht lojtar i Trabzonsporit

Mohamed Salah Trabzonspor

Superylli egjiptian, Mohamed Salah, e ka firmosur të enjten kontratën me klubin turk, Trabzonspor.

Salah ka firmosur për dy vjet, ka njoftuar klubi. 

Salah në fund të edicionit të kaluar u largua nga Liverpooli, ku u shndërrua në legjendë.

Si lojtar i lirë ka pasur opsione të shumta, por vendosi për Trabzonsporin.

34-vjeçari ka luajtur edhe për Baselin, Chelsea, Fiorentinën e Romën. Por histori shkroi te Liverpooli ku luajti nga viti 2017.

Salah pritet të fitojë të paktën 17 milionë euro në vit. Do të jetë futbollisti më i paguar në Superligën turke, dy më shumë se Victor Osimheni i Galatasarayt.