Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Cityt, argjentinasin Julian Alvarez. “Marca” shkruan të hënën se Reali po synon transferimin e Alvarezit verën e ardhshme dhe po përgatit ofertën për ta bindur Cityn në lirimin e tij.
Thuhet se Reali është gati të ofrojë deri në 70 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili nuk është titullar te City për shkak të Erling Haalandit.
Alvarez iu bashkua Cityt në fillim të vitit të shkuar nga River Plate dhe me kampionin e Anglisë ka kontratë deri në vitin 2028. Ai ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim këtë edicion për Cityn, ekip me të cilin edicionin e shkuar e fitoi “tripletën”.
Artikuj të ngjashëm