Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali interesohet për Alvarezin

Real Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit, Julian Alvarez, ka njoftuar të premten “Fichajes”.

Mësohet se Reali po synon transferimin e Alvarezit, të cilin po e sheh si pasardhës të francezit Karim Benzema.

23-vjeçari është pjesë e Manchester Cityt dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2028.

Reali po përgatit një ofertë mbi 50 milionë euro për ta bindur Cityn në lirimin e Alvarezit, të cilin e transferoi vitin e shkuar nga River Plate për 20 milionë euro.

Alvarez këtë sezon nuk ka qenë titullar te City, por ka treguar paraqitje të mira. Ai ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 5 herë në të gjitha garat me fanellën e ekipit anglez.

Artikuj të ngjashëm