Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon 80 mln për Alvarezin

Manchester City ia ka caktuar çmimin sulmuesit Julian Alvarez pas interesimit të Barcelonës dhe Real Madridit. Për ta lënë të lirë argjentinasin në fund të këtij edicioni, City po kërkon hiq më pak se 90 milionë euro, ka njoftuar “Sky Sports” të premten.

Alvarez nuk është titullar te City as këtë edicion, por ka treguar formë të mirë. Në 15 paraqitje në të gjitha garat, Alvarez ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 5 asistime. 23-vjeçari po kërkohet me ngulm nga dy skuadrat e mëdha spanjolle, të cilat po e shohin si përforcim për sulmin prej edicionit të ri.

Ai iu bashkua Cityt në janar të vitit të shkuar dhe ka kontratë me kampionin e Anglisë deri në vitin 2028.

Artikuj të ngjashëm