Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona insiston për Alvarezin

Skuadra e Barcelonës nuk ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit të Manchester Cityt, Julian Alvares përcjell “Mundo Deportivo” të mërkurën. Bëhet e ditur se Barcelona po synon transferimin e argjentinasit në fund të sezonit aktual.

Është trajneri Xavi Hernandez ai që po insiston ta ketë Alvarezin në ekip prej sezonit të ri. Mësohet se Barça tashmë ka kontaktuar Alvarezin dhe ka njoftuar Cityn se është gati të paguajë klauzolën e lirimit për 23-vjeçarin.

Alvarez ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2028 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh. Ai Cityt iu bashkua vitin e shkuar nga River Plate, ndërsa këtë edicion ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 5 asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat për kampionin e Anglisë.