Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona kërkon Alvarezin

Skuadra e Barcelonës po synon që në fund të këtij sezoni t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Manchester Cityt, Julian Alvarez, raporton “Mundo Deportivo” të hënën. Mësohet se te Barça janë të vendosur për ta bëjnë të pamundurën për ta bindur Cityn në lirimin e Alvarezit në verë.

Argjentinasi po pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez, i cili po e sheh si përforcim të madh për sulmin. 23-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Cityt nga River Plate dhe me kampionin e Anglisë ka kontratë deri në vitin 2027.

Alvarezi ka shënuar 9 gola këtë sezon për Cityn, ndërsa në fund të vitit të shkuar u shpall kampion bote me Argjentinën.

Artikuj të ngjashëm