Julian Alvarez mund t’i bashkohet Barcelonës në verë. Mediumet angleze kanë raportuar se sulmuesi i Argjentinës është i zhgënjyer me hapësirën që i është dhënë nga Manchester City.
Në klubin anglez insistojnë t’ia vazhdojnë kontratën për t’i larguar klubet e interesuara për të. Por sulmuesi nuk është aq i sigurt për rinovimin, veçanërisht për shkak të hapësirë së vogël të fituar këtë sezon.
23-vjeçari që fitoi Kupën e Botës në Katar me Argjentinën ka kontratë më Cityn deri në verën e vitit 2027. Ai në Premier League në sezonin aktual ka luajtur 19 ndeshje, ndërsa ka kontribuar me pesë gola.