Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, Julian Alvarez, pritet që t’i bashkohet Barcelonës pas Kupës së Botës 2026.
Sipas mediumit “TyC Sports”, sulmuesi i Atletico Madridit është pajtuar për transferimin te “blaugrana”.
Dhe transferimi i 26-vjeçarit pritet të bëhet për afro 70 milionë euro.
Arsenali po ashtu ka qenë në kërkim të Alvarezit, por skuadrës së Premier Leagues angleze, sipas raportimeve, i janë kërkuar 150 milionë euro.
Alvarezi iu bashkua Atletico Madridit në verën e vitit 2024 nga Manchester City.
Edhe
Tek Atletico shqetësohen për situatën e Alvarezit
Në këtë edicion i ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 35 paraqitje.
Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2030, por ka kërkuar sërish ndryshim të ambientit.