Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona i bën presion Alvarezit

alv

Transferim i sulmuesit të Argjentinës, Julian Alvarez, nga Atletico Madridi te Barcelona ka hyrë në fazën vendimtare. 

Klubi “katalanas” po pret që lojtari të përshpejtojë largimin e tij nga Atletico Madrid, shkruan “goal.com”.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka theksuar se oferta e tyre nuk do të mbetet përgjithmonë.

Barcelona po kërkon ta kompletoj sa më shpejtë të jetë e mundur skuadrën për edicionin e ardhshëm.

Sipas mediumi spanjoll “AS”, presidenti i Barcelonës ka dhënë afat deri në fund të korrikut për një përgjigje përfundimtare. 

Edhe “Është mirë që Alvarez nuk iu bashkua Barçës” Futboll “Është mirë që Alvarez nuk iu bashkua Barçës”

Ndërsa presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, ka pretenduar se Laporta tashmë e di se ku do të luaj Alvarezi sezonin e ardhshëm.

“Joan Laporta është një mik i mirë. Ai është një person i shkëlqyer dhe e di shumë mirë se ku do të luajë Julian Alvarez sezonin e ardhshëm”, tha ai.