Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet konkurrenca për Mahrezin

Riyad Mahrez, sport, manchester city

Pas Real Madridit, edhe Barcelona e Paris Saint-Germaini janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Riyad Mahrez.

“Fichajes” ka raportuar të hënën se Manchester City është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Mahrezin, i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Për ta lënë të lirë Mahrezin, City po kërkon të paktën 40 milionë euro. Algjeriani 31-vjeçar është pjesë e Cityt prej vitit 2018, kurse ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Mahrez ka pasur paraqitje fantastike këtë edicion, duke shënuar 23 gola dhe asistuar tetë herë në 42 ndeshje për kampionin në fuqi të Anglisë.

Artikuj të ngjashëm