Sulmuesi i krahut, algjeriani Riyad Mahrez po planifikon të largohet nga Manchester City këtë verë për t’u transferuar në Spanjë, me skuadrën e Real Madridit që kanë shprehur interesim për transferimin e tij. Mediumet britanike kanë njoftuar të premten se Mahrez është tunduar nga oferta e Real Madridi dhe ka kërkuar largimin nga City, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Mahrez ka shkëlqyer vitet e fundit te City kurse këtë edicion ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar tetë herë në 46 ndeshje në të gjitha garat. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe Real Madridi është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë për transferimin e tij në verë. Mahrez është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kurse karrierë në Angli ka bërë edhe te Leicesteri, ekipe me të cilat ka fituar tituj kampioni.