Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrezi do të largohet nga City

Manchester City është i hapur për të shitur Riyad Mahrezin këtë verë sipas mediave angleze.

Mahrezi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, derisa drejtuesit e klubit anglez i kanë bërë me dije se nuk do t’i ofrojnë kontratë të re algjerianit.

Mahrezi ka shënuar 11 gola në 25 paraqitje në Premier League për Cityn në sezonin 2021-2022, por vetëm 13 prej tyre kanë ardhur si titullar.

Për shërbimet e anësorit, interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.

Artikuj të ngjashëm