Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrez në pritje të kontratës së re

Riyad Mahrez, sport, manchester city

Riyad Mahrez nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi i krahut është në pritje të kontratës së re nga drejtuesit e Manchester Cityt.

Algjeriani ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023, por mund të largohet gjatë kësaj vere. Mahrez këtë edicion ka shkëlqyer në fanellën e Cityt, ku në 36 ndeshje ka shënuar 22 gola dhe ka bërë shtatë asistime.

Sipas “The Sun”, situatën e Mahrezit janë duke e monitoruar Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Barcelona.

Artikuj të ngjashëm