Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali insiston për Nicon

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Nico Williamsit edhe pse sulmuesi ditë më parë firmosi kontratë të re me skuadrën e Athletic Bilbaos.

“Marca” shkruan të hënën se Reali është gati të paguajë klauzolën e lirimit për 21-vjeçarin, të cilin po insiston ta transferoj në verën e vitit të ardhshëm.

Williams ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me Bilbaon dhe ka klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh, ndërsa te Reali po shihet si përforcim i rëndësishëm për të ardhmen.

Ai është pjesë e ekipit të parë të Bilbaos prej vitit 2021, ndërsa ka edhe 11 ndeshje dhe 2 gola të shënuar me Spanjën.

Ndërkohë në La Liga këtë edicion, Williams ka 2 gola e 7 asistime për Bilbaon.

Artikuj të ngjashëm