Sulmuesi Nico Williams nuk do të largohet nga skuadra e Athletic Bilbaos.
Williams ka vendosur ta rinovojë kontratën që i skadon vitin e ardhshëm me klubin spanjoll.
“Marca” ka raportuar të hënën se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave.
Me rinovimin e kontratës, Williams do të jetë pjesë e Bilbaos deri në vitin 2026 dhe do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh.
21-vjeçari ka pasur oferta nga Premier League, por ka vendosur t’i qëndrojë besnik ekipit ku u zhvillua si lojtar.
Edhe
Nico Williams plotësisht i gatshëm për lojë
Williams ka debutuar me ekipin e parë të Bilbaos në vitin 2021, ndërsa ka edhe 8 paraqitje e 1 gol për Përfaqësuesen e Spanjës.
Këtë edicion, ai ka regjistruar 4 asistime në 3 ndeshje të luajtura në La Liga.