Sulmuesi i krahut, Nico Williams u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij. Ai do të mbetet pjesë e Athletic Bilbaos, pasi të premten ka firmosur kontratë të re me ekipin nga La Liga. Me kontratën e re, 21-vjeçari do të jetë pjesë e Bilbaos deri në verën e vitit 2027.
Reprezentuesi i Spanjës është shprehur i lumtur që nuk do të largohet nga Bilbao dhe nuk ka hezituar aspak për të vazhduar bashkëpunimin me këtë klub, duke pasur parasysh se kontrata e mëparshme i skadonte në verë.
Këtë edicion, Williams ka 1 gol e 7 asistime në 11 paraqitje në La Liga, ndërsa është pjesë e ekipit të parë të Bilbaos prej vitit 2021. Interesim për transferimin e tij, kishin shfaqur Real Madridi e Barcelona.