Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nico nuk largohet nga Bilbao

Sulmuesi i krahut, Nico Williams, do të jetë pjesë e Athletic Bilbaos edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

“Marca” ka shkruar të hënën se 21-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll për rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Mësohet se Williams është pajtuar ta rinovojë kontratën deri në vitin 2026, gjë që do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, Williams u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke pasur parasysh se kërkohej me ngulm nga Barcelona, Bayerni, Real Madridi e shumë skuadra tjera të mëdha. Këtë edicion Williams ka 1 gol e 5 asistime në 10 paraqitje në La Liga, ndërsa është pjesë e ekipit të parë të Bilbaos prej vitit 2021.

Ai ka edhe 10 ndeshje e 2 gola të realizuar me Përfaqësuesen e Spanjës.

Artikuj të ngjashëm