Nico Williams i ka qëndruar besnik skuadrës së Athletic Bilbaos dhe ka vazhduar kontratën për tre vjet të tjerë.
21-vjeçari Williams ka 96 paraqitje për Bilbaon, ndërsa ka pasur edhe paraqitje të mira në edicionin aktual. Futbollisti i krahut ka qenë i përfshirë në shtatë gola të Bilbaos në këtë sezon, duke shënuar një e duke asistuar në gjashtë të tjerë, në 11 paraqitje.
Skuadra që drejtohet nga Ernesto Valverde është në pozitën e pestë në La Liga.
Për Williamsin interesim së fundmi kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Aston Villa. Megjithatë, ai ka vendosur të qëndrojë në Spanjë.
Artikuj të ngjashëm