Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Williams mbetet te Bilbao

Sulmuesi Nico Williams nuk do të largohet nga Athletic Bilbao, përkundër ofertave që i kishte nga Anglia. “Cadena Cope” ka njoftuar të hënën se Nico ka arritur marrëveshje për kontratë të re me ekipin spanjoll.

Mësohet se ai së shpejti do të firmosë kontratë të re dyvjeçare, e cila do të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

Me kontratën e re, Williams do të jetë pjesë e Bilbaos deri në vitin 2025, pasi kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm. 20-vjeçari vlerësohet lart në La Liga, ndërsa interesim të madh për transferimin e tij këtë verë, kishte shfaqur Aston Villa. Ai ka debutuar me ekipin e parë të Bilbaos në vitin 2021, ndërsa edicionin e fundit, pati 9 gola e 6 asistime në të gjitha garat.