Real Madridi është futur në garë për sulmuesin e krahut, Nico Williams, ka raportuar “Mundo Deportivo” të enjten. Reali po e sfidon Barcelonën për shërbimet e 21-vjeçarit, i cili pritet të largohet nga Athletic Bilbao.
Williams ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon me Bilbaon në fund të këtij edicioni dhe ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit. Klubi madrilen po synon të firmosë parakontratë me Williamsin në janar për ta transferuar në verë si lojtar të lirë.
Williams prej vitit 2021 është pjesë e ekipit të parë të Bilbaos, ndërsa këtë edicion ka 4 asistime në po aq paraqitje në La Liga. Ai ka edhe 10 ndeshje e 2 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Spanjës.
Artikuj të ngjashëm