Futboll

Barcelona vendos edhe për Nico Williamsin

Nico Williams

Nico Williams

Barcelona ka vendosur që ta aktivizojë edhe klauzolën e blerjes së Nico Williamsit, ka njoftuar të mërkurën njohësi i transferimeve në futboll, Fabrizio Romano. 

Barcelona ka nisur tashmë negociatat dhe është e gatshme të shpenzojë 58 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të futbollistit të Athletic Bilbaos. 

Por, Barcelona mund të has në problem për regjistrimin e tij shkaku i telasheve financiare, njësoj siç ndodhi në vitin e kaluar me Dani Olmon. 

Williams është zhvilluar si futbollist te Athletic Bilbao. 

Ndërkohë, në sezonin e fundit ishte sërish prej më të mirëve te skuadra e tij. 

Ai i realizoi 11 gola dhe i pati shtatë asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat. 

Nico Williams ka pasur paraqitje të mira edhe me Spanjën. Ka zhvilluar 28 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola. 

Ai është fitues i Kampionatit Evropian me Spanjën vitin e kaluar, ndërsa me Bilbaon është fitues i Kupës së Spanjës në edicionin 2023-24.