Barcelona ka arritur marrëveshje personale me futbollistin e Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Por ende ka vështirësi për t’u kaluar, në mënyrë që futbollisti ta ketë mundësinë t’i bashkohet klubit nga Katalunja, ka shkruar “BBC” të enjten.
Reprezentuesi i Spanjës, i cili shënoi 31 gola në 167 paraqitje për Bilbaon, është kërkuar edhe nga Arsenali dhe Bayern Munichu.
Por, 22-vjeçari ka pranuar të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare me Barcelonën, ku do të bashkohej me shokun e ngushtë, Lamine Yamalin.
Williamsi ka kërkuar ndihmë nga Yamali për të ndikuar në transferimin e tij.
Barcelona në verë synon ta transferojë edhe sulmuesin e Liverpoolit, Luis Diazin, por për kolumbianin kërkohen 80 milionë funte.
Williamsi ka klauzolë të lirimit prej 62 milionë eurove, të cilën Barcelona mund ta përballojë.
Edhe
Barcelona vendos edhe për Nico Williamsin
Williamsi në sezonin tashmë të përfunduar, i realizoi 11 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.
Ai me Spanjën vitin e kaluar e fitoi Kampionatin Evropian.
Ai e shënoi golin për 1:0, në fitoren 2:1 ndaj Anglisë në finalen që u zhvillua në Berlin.