Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williams. “Mundo Deportivo” raporton të enjten se Barça tashmë ka kontaktuar agjentin e futbollistit 21-vjeçar, i cili është pjesë e Athletic Bilbaos.
Williams ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh dhe thuhet se Barcelona po tenton transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit. Williams ende nuk e ka rinovuar kontratën me Bilbaon, që i skadon verën tjetër dhe Barcelona po synon ta shfrytëzojë këtë situatë.
Ai është produkt i akademisë së Bilbaos, ndërsa është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2021. Këtë edicion Williams ka 4 asistime në po aq paraqitje në La Liga. Ai ka edhe 10 ndeshje e 2 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Spanjës.