Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i afrohet kreut të La Ligas

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Celta Vigo me rezultat 1:3.

Heroi i kësaj ndeshje ishte padyshim sulmuesi Karim Benzema, i cili realizoi dy gola dhe asistoi te goli i tretë i Marco Asensios në fund të ndeshjes.

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Santi Mina në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore, skuadra e Zinedine Zidane ngjitet në vendin e dytë me 60 pikë, tre më pak se Atletico lidere që ka një ndeshje më pak, ashtu si edhe Barcelona në vendin e tretë që ka 57 pikë. Ndërkohë, Celta Vigo në vendin e 11-të tubon 34 pikë.

Artikuj të ngjashëm