Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme të shtunën në udhëtim te Celta Vigo me rezultatin 2:1.
Madrilenët me këtë fitore vazhdojnë të mbajnë kreun në La Liga.
Në minutën e 19-të Karim Benzema nga penalltia kaloi në avantazh madrilenët prej 1:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Në minutën e 53-të vendësit barazuan me Noliton në 1:1.
Benzema në minutën e 64-të nuk arriti të realizojë nga pika e bardhë. Por në minutën e 69-të ishte sërish Benzema që nga pika e bardhë realizoi për 2:1.
Real Madridi është lider në La Liga me 69 pikë.
Celta Vigo pozicionohet në vendin e 11-t me 36 pikë.
Artikuj të ngjashëm