Real Madridi është lider i La Ligas.
Pas fitores 4:1 ndaj Las Palmasit, Real Madridi udhëheqë në tabelën e kampionatit spanjoll me 46 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e së dielës i takoi xhiros së 20-të dhe u dominua nga skuadra mbretërore.
Fillimi ishte i keq për madrilenës. Që në minutën e parë Fabio Silva shënoi për epërsinë 1:0 të ekipit mysafir.
Kylian Mbappe realizoi penallti në minutën e 18-të për 1:1.
Brahim Diaz kaloi në epërsi 2:1 Madridin në minutën e 33-të. Menjëherë në minutën e 36-të Mbappe shënoi për 3:1, me asistim të Rodrygos.
Ndërkohë braziliani Rodrygo e shënoi golin e katërt në minutën e 57-të. Real Madridit po ashtu iu anuluan tri gola për pozitë jashtë loje.
Të shtunën pikë lështuan Atletico Madridi dhe Barcelona, që tani është e treta me 39 pikë, sa i ka edhe Athletic Bilbao në vendin e katërt.
Las Palmasi renditet i 14-ti me 22 pikë.