Real Madridi ishte duke udhëhequr 3:0, por në fund fitoi 3:2 ndaj Celta Vigos, të dielën.
Ndeshja i takoi xhiros së 34-t të La Ligas. Për Madridin fitorja e vështirë është shumë e vlefshme. E mban në garë për titull të kampionit. Kylian Mbappe dhe Arda Guler shkëlqyen te Real Madridi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurku Guler shënoi për 1:0 në minutën e 33-të. Për 2:0 realizoi sulmuesi francez, Mbappe, me asistim të Jude Bellingham. Mbappe shënoi golin e parë personal në ndeshje në minutën e 39-të.
Guler e Mbappe kombinuan në minutën e 48-të për 3:0. Mbappe ishte realizator e Guler asistues.
Por fundi i ndeshjes ishte sfidues për Madridin.
Javi Rodriguez ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 69-të. Në minutën e 76-të, Williot Sëdberg ngushtoi shënoi golin e dytë për Vigon, por shifrat më nuk ndryshuan.
Katër xhiro para fundit të edicionit në kampionatin spanjoll, Real Madridi është i dyti në tabelë me 75 pikë. Barcelona udhëheq me 79. Vendimtare mund të jetë klasikja e fundjavës së ardhshme.
Celta i ka 46 pikë dhe po lufton për dalje në Evropë.