Real Madridi shënoi tre gola që në pjesën e parë të shtunën mbrëma ndaj Rayo Vallecanos dhe fitoren e kishte thuajse të sigurtë.
Në pjesën e dytë e realizoi edhe një tjetër për fitoren bindëse 4:1 ndaj Rayo Vallecanos, në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas.
Kylian Mbappe, i cili realizoi dy gola në këtë ballafaqim, e hapi sfidën në minutën e 14-të me gol nga penalltia. Ai më pas asistoi në golin për 2:0 tre minuta më vonë, kur realizoi mbrojtësi Alvaro Carreras.
Për 3:0 në minutën e 35-të shënoi Jude Bellingham.
Sergio Camello në minutën e 51-të e shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Në fund të ndeshjes, përkatësisht në minutën e 91-të, Mbappe shënoi edhe një herë tjetër kur u asistua nga Arda Guler, dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.
Për Mbappen ishte goli i gjashtë në La Liga në pesë ndeshje.
Real Madridi ka 12 pikë dhe është lartë në tabelë. Rayo Vallecano, pjesë e së cilës skuadër janë Ivan Balliu dhe Marash Kumbulla, i ka katër pikë. Balliu ndaj Real Madridit luajti nga minuta e 86-të, ndërsa Kumbulla mbeti në bankën rezervë.