Futboll

Mbappe e shpëton Realin me gol të minutës së 100-të

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe e ka shpëtuar Real Madridin nga humbja me gol të minutës së 100-të. 

Fal golit të yllit francez, Reali, e mposhti Rayo Vallecanon në shtëpi me rezultatin 2:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 22-të të La Ligas. 

Klubi mbretëror u kthye te fitorja pas disfatës dramatike që e pësoi të mërkurën nga Benfica në Ligën e Kampionëve. 

Vinicius Junior realizoi gol të bukur në minutën e 15-të për epërsinë e “Los Blancos”. 

Vallecano e barazoi rezultatin në 1:1 me golin që e shënoi Jorge de Frutos në minutën e 49-të. 
Mbappe u tregua i saktë nga penalltia në sekondat e fundit për fitoren e rëndësishme të “Los Blancos”. 

Vallecanos iu përjashtuan dy futbollistë nga loja. Fillimisht mesfushori senegalez, Pathe Ciss, për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 80-të, kurse Pep Chavarria u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. 

Ndërkohë te Vallecano në bankën e rezervistëve ishte Ivan Balliu. 

Reali me këtë fitore të vonshme e mban hapin për titull kampioni. Ka 54 pikë në vendin e dytë. Një pikë më shumë ka Barcelona. 

Vallecano është poshtë në tabelë me 22 pikë.