Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe kthehet me asistim nga lëndimi

Kylian Mbappe

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, është kthyer me asistim nga lëndimi.

Mbappe asistoi në fitoren 2:0 të Real Madridit në “Santiago Bernabeu” kundër Oviedos së rënë nga La Liga.

Mbappe shërbeu Jude Bellinghamin, i cili realizoi gol në minutën e 79-të pasi u lirua nga mbrojtësit e Oviedos. Mbappe, i cili i mungoi Realit në dy ndeshjet e fundit, përfshirë “El Clasicon” kundër Barcelonës, në fushë u inkuadrua në minutën e 69-të.

Golin e parë për Realin e realizoi Gonzalo Garcia në minutën e 43-të.

Futbollistët e Realit janë fishkëllyer pas zhgënjimit që solli Reali te tifozët e tij këtë edicion, të cilin do ta mbyllë pa fituar trofe.

Edhe Mbappe nuk starton ndaj Oviedos Futboll Mbappe nuk starton ndaj Oviedos

Është shfaqur po ashtu një pankartë që shkruante “Florentino largohu tani”. Por u hoq nga sigurimi i ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Oviedos.

Reali ka 80 pikë në vendin e dytë, kurse Oviedo në pozitën e fundit me 29 pikë.