Real Madridi u kualifikua në finale të Superkupës së Spanjës pas fitores 2:1 ndaj Atletico Madridit të enjten mbrëma.
Golat e fitores u shënuan nga Federico Valverde dhe Rodrygo, ndërsa nuk u paraqit Kylian Mbappe.
Ylli i Real Madridit ka lëndim në gju dhe u raportua se do të mungojë për tre javë.
Ai madje nuk ka udhëtuar fare në Arabinë Saudite.
Por, të tjera lajme janë dhënë nga trajneri Xabi Alonso pas përfundimit të gjysmëfinales me Atleticon.
Alonso ka thënë se Mbappe mund të rikuperohet më shpejtë dhe të udhëtojë nga Madridi në Arabi për finalen ndaj Barcelonës.
Madje tekniku spanjoll ka theksuar se sulmuesi francez mund të ketë minuta.
“Ai është shumë më mirë. Ka stërvitur dhe ka lajme të mira. Shanset e tij janë si të gjithë të tjerëve në skuadër”, ka shkruar “Mundo Deportivo” të premten.
Finalja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet të dielën nga ora 20:00.
Është përsëritje e finales së kaluar të Superkupës së Spanjës, të cilën Barcelona e fitoi 5:2.