Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë top i humbur në gjysmë të fushës i ka kushtuar Celta Vigos me disfatë, pasi nga situata e krijuar më pas, ka përfituar Federico Valverde.
Mesfushori dhe kapiteni i Real Madridit, gjuajti fuqishëm drejt portës. Topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë në minutën e katërt të kohës shtesë.
Ishte edhe goli i fitores për Real Madridin, që fitoi në udhëtim te Celta Vigo, 2:1.
Aurelien Tchouameni e kaloi në epërsi Realin në minutën e 11-të, ndërsa Borja Iglesias i barazoi shifrat në minutën e 25-të.
Zëvendësuesi Iago Aspas e qëlloi shtyllën për Celta Vigon në fundin e ndeshjes.
Kur dueli po shkonte drejt barazimit, në skenë u shfaq Valverde që shënoi në minutën e 94-t.
Me këtë fitore, Real Madridi i afrohet Barcelonës në një pikë. Reali i dyti i ka 63 pikë. Barcelona të shtunën nga ora 21:00, luan në udhëtim tek Athletic Bilbao.
Ky ballafaqim i takoi xhiros së 27-të të La Ligas spanjolle.