Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Espi sërish vendimtar në fund për Realin

Carlos Espi

Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme të shtunën mbrëma në garën për titull kampioni në Spanjë. 

Reali e mposhti Celta Vigon me përmbysje të rezultatit 2:1, në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligas. Dhe për të katërtën ndeshje këtë sezon, Carlos Espi shënon posa inkuadrohet. 

Pablo Duran e kaloi në epërsi Celta Vigon në minutën e gjashtë. 

Reali i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 66-të me golin që e realizoi Jude Bellingham.

Ishte pikërisht Espi që e shënoi golin e fitores 2:1 për madrilenët në minutën e 85-të. Espi shënoi gjashtë minuta pas inkuadrimit në fushë. 

Ndërsa edhe Kylian Mbappe humbi penallti në minutën e 38-të. 

Reali ka 33 pikë në pozitën e dytë. 33 pikë ka edhe Barcelona që është lidere, por e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Celta Vigo e zë vendin e 13-të me 13 pikë.