Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Napoli mposht Torinon me gol të McTominayt

Scott McTominay

Goli i shënuar nga Scott McTominay e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Torinos. 

Napoli të shtunën mbrëma e mposhti Torinon me rezultatin 1:0, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A. 

Mesfushori skocez, McTominay, e realizoi golin e fitores për napolitanët në minutën e 73-të. 

Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli. 

Ndërsa te Torino deri në minutën e 72-të luajti Ardian Ismajli. 

Napoli ka 18 pikë në mesin e tabelës. Torino ka katër pikë më pak dhe gjithashtu renditet në mesin e tabelës.