Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali mposht Celtan, merr kryesimin në La Liga

Real Madridi ka triumfuar 2:0 në “Santiago Bernabeu” përballë Celta Vigos, në xhiron e 17-të të La Ligas spanjolle.

Lucas Vazquez (6’) dhe Marco Asensio (53’) realizuan golat për Realin.

Reali me fitoren e shënuar është ngritur në pozitën e parë në renditje në La Liga. I ka 36 pikë pas 17 ndeshjeve. Atletico Madridi zë vendin e dytë me 35 pikë, por Atletico i ka zhvilluar tri ndeshje më pak.
Barcelona është e gjashta në renditje me 25 pikë nga 15 ndeshje.

Image