Real Madridi ka vazhduar formën e mirë në La Liga edhe ndaj Betisit. Të shtunën, në “Santiago Bernabeu”, Reali triumfoi 2:1.
Skuadra e Carlo Ancelottit kaloi në epërsie qysh në minutën e nëntë përmes Vinicius Junior.
Mirëpo, mysafirët barazuan të të 17-n me Sergio Canales.
Vendimtar për fitoren e Realit u tregua Rodrygo, i cili realizoi në minutën e 65-të pas asistimit të Valverdes.
Reali është në pozitën e parë me 12 pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Betisi i treti me nëntë pikë.