Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i afrohet Barçës në tetë pikë

Real Madridi ka mposhtur Celta Vigon në xhiron e 30-të të La Ligas për t’iu afruar kreut, që mbahet nga Barcelona, në tetë pikë. Megjithatë, katalonasit kanë një takim më pak të zhvilluar.

Marco Asensio dhe Eder Militao realizuan golat për ekipin e Carlo Ancelottit, për fitoren e 20-të këtë edicion.

Në tabelë, Reali ka 65 pikë të tubuara në pozitën e dytë. Tetë më shumë ka Barça si lidere. Atletico është e treta me 60 pikë e një ndeshje më pak se Reali.

Celta Vigo është e 12-ta me 36 pikë.

Artikuj të ngjashëm