Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barcelona shfrytëzon rastin, -7 në Madrid

Barcelona

Foto: Associated Press

Barcelona ka shfrytëzuar për mrekulli humbjen e Real Madridit nga Mallorca. Katalonjasit fituan me vështirësi ndaj Atletico Madridit si mysafirë, 2:1, për të ikur në shtatë pikë nga “Mbretërit” në garën për titull kampioni në Spanjë.

Atletico kaloi në epërsi me Giuliano Simeonen në minutën e 39-të, por menjëherë barazoi Marcus Rashford. Në fund të pjesës së parë, Atletico mbeti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit direkt me të kuq të Nicolas Gonzalezit.

Vendasit u mbajtën mirë deri në minutën e 87-të kur nga një top i kthyer prej portierit përfitoi Robert Lewandowski për fitoren tejet të rëndësishme të Barcelonës.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 30-të në La Liga. Barcelona tani ka 76 pikë të tubuara në krye të tabelës. Reali që sot u mposht nga Vedat Muriqi, ngelet në 69 pikë. Janë edhe tetë ndeshje deri në fund.

Atletico është në pozitën e katërt me 57 pikë.