Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramirezi nokauton gjermanin Boesel në meçin eliminator për titull bote

Gilberto Ramirez vs Dominic Boesel

Boksieri meksikan Gilberto Ramirez ka nokautuar gjermanin Dominic Boesel, duke fituar të drejtën për të sfiduar titullin e botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë në boks.

Ramirez 30-vjeçar, ish-kampion bote në kategorinë super të mesme, nokautoi Boeselin në rundin e katërt. Dueli u zhvillua në Ontario.

Për të ishte fitorja e 44-të në po aq meçe dhe e 30-ta me KO.

Boesel fitoi rastin për të luftuar me Ramirezin, pas fitores kontraverse në revanshin me Haxhi Krasniqin. Për Boeselin është humbja e tretë në karrierë karshi 32 fitoreve.

Boesel kishte mposhtur me pikë pas 12 rundeve Krasniqin në shtator të vitit të kaluar, në duelin që ishte i vlefshëm për titullin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë dhe duel që do t’i mundësonte afrimit të një lufte për një titull të madh.

Dy anëtarë të jurisë atëbotë i dhanë fitore Boeselit e njëri Krasniqit. Ishte revansh, pasi në tetor të vitit 2020 Krasniqi e kishte nokautuar rëndë Boeselin në rundin e tretë duke ia rrëmbyer titullin IBO dhe titullin e përkohshëm të versionit WBA.

Edhe Boks, Ramirez triumfon me nokaut të frikshëm, i afrohet luftës për titull bote Sport Boks, Ramirez triumfon me nokaut të frikshëm, i afrohet luftës për titull bote

Ekipi i Krasniqit ka kontestuar rezultatin e duelit të shtatorit të vitit të kaluar dhe e ka dërguar rastin në gjykatë.