Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alvarez mposht Charlon, mbetet kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez ka mbetur kampion i padiskutueshëm në peshën super të mesme në boks profesionist.

Alvarez 33-vjeçar të shtunën mbrëma në Las Vegas e mposhti me vendim unanim pas 12 raundeve amerikanin Jermell Charlo.

Tre anëtarët e jurisë i dhanë fitoren Alvarezit. Dy e vlerësuan luftën 118:109 dhe njëri 119:108.

Alvarez ka mbajtur në pronë titujt e katër versioneve më të mëdha të boksit profesionist (WBC, ÇBA, WBO dhe IBF).

Alvarez e rrëzoi Charlon një herë në raundin e shtatë, por nuk arriti ta mbyllte duelin para kohës.

Edhe Boks, Alvarez dominon përballjen me Ryderin në një natë historike në Guadalajara Sport Boks, Alvarez dominon përballjen me Ryderin në një natë historike në Guadalajara

“Unë jam më i miri. Kush është më i mirë? Asnjëherë s’mund ta mposht Canelon”, ka thënë Alvarez.

Alvarez në boks profesionist i ka 60 fitore (39 KO), dy humbje e dy barazime. Për Charlon është humbja e dytë në karrierë, karshi 35 fitoreve e një barazimi.