Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Alvarez dominon përballjen me Ryderin në një natë historike në Guadalajara

Superylli i boksit Saul “Canelo” Alvarez ka mposhtur britanikun John Ryder para 50 mijë shikuesëve meksikanë në një natë historike në Gudalajara, shkruan BBC.

Alvarez ka mbrojtur të katër titujt e botës në kategorinë super të mesme (IBF, WBA, WBC dhe WBO), duke ngadhënjyer në fund me vendim unanim të gjyqtarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

32-vjeçari e rrëzoi britanikun Ryder një herë në rundin e pestë.

Në fund dy gjyqtarë vlerësuan luftën 118:109 në favor të Alvarezit, ndërsa njëri 120:107 në favor të meksikanit.

Alvarez, që është kampion bote në katër kategori të ndryshme, ka shënuar 59 fitore, pësuar dy humbje e barazuar dy herë.

“Jam i lumtur me luftën. Fitova dhe jam i lumtur që njerëzit kanë pasur meç të madh. John është boksier i fort. E dija këtë, dhe nuk u befasova’, tha Alvarez për “DAZN”.

Ryder ka 32 fitore e gjashtë humbje në boksin profesionist.