Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Boks, Alvarez fiton sërish në superpërballjen me Golovkinin

Saul Alvarez - Gennadiy Golovkin

Saul “Canelo” Alvarez ka triumfuar sërish në superpërballjen e boksit me kazakun Gennadiy Golovkin, duke i mbrojtur të katërt titujt e mëdhenj në kategorinë super të mesme (WBC, WBA, WBO dhe IBF).

Alvarez triumfoi me vendim unanim në meçin e zhvilluar në Las Vegas. Dë gjyqtarë e vlerësoi luftën 116:112 në favor të Alvarezit ndërsa dy tjerë 115:113.

Është përballja e tretë mes Alvarezit dhe Golovkinit. E para kishte përfunduar baras, ndërsa e dyta me fitore me pikë të Alvarezit.

Alvarezi 32-vjeçar ka bilanc prej 58 fitoreve (39 KO), dy humbje e dy barazime. Ai iu kthye fitoreve pas humbjes që pësoi nga Dmitry Bivol në luftë për titull bote në kategorinë gjysmë të rëndë.

Golovkin ka pësuar humbjen e dytë, karshi 42 fitoreve e një barazimi.