Një gjyqtar e ka pësuar keq dhe është rrahur nga disa persona brenda ringut të boksit në Republikën Dominikane.
Në ring u krijua kaosi pak çaste pasi gjyqtari Smaylin Valdez, ngriti dorën e njërit boksier në qendrën olimpike Juan Pablo Duarte në Santo Domingo të shtunën në mbrëmje.
Të pakënaqur me vendimin, fillimisht një person e goditi gjyqtarin Valdez në ring, ndërsa më pas hyjnë edhe disa persona të tjerë dhe e grushtojnë atë.
Gjyqtari tentoi të largohej nga ringu por nuk ia arriti. Goditjet ishin të forta dhe ai u rrëzua.
Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi boksieri Norbelto Jimenez u shpall fitues pas 10 raundesh në kategorinë superbantam përballë Marcelino Nievesit në fundjavë.
Ky është sulmi i dytë që gjyqtari Valdez ka pësuar në ring brenda një viti.
Në qershor të vitit 2024, ai është sulmuar nga boksieri Julio de Jesus pasi meçi me Angel Cruzin ishte ndërprerë në raundin e pestë.
Jesus e kishte goditur Valdezin fillimisht, ndërsa gjyqtari e kishte goditur më pas boksierin. Jesus është dënuar përjetë nga Komisioni i Boksit i Republikës Dominikane.
VIDEO:
🔴 Incidente tras pelea en Shuan Boxing Promotion 🔴
Luego de concluir el combate entre Norberto Jiménez y Marcelino Nieves, realizado en el Pabellón de Karate del Centro Olímpico, se produjo un lamentable incidente.
El réferi Smaylin Valdez fue agredido por una persona que… pic.twitter.com/mboLV2mje7— ELPADITV (@elpaditv) May 18, 2025