Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Dubois u mbijeton dy nokdauneve dhe merr titullin nga Wardley

boks

Daniel Dubois u mbijetoi dy rrëzimeve, të parit pas vetëm 10 sekondave, për ta larguar nga froni Fabio Wardleyn, boksierin e gjakosur por të guximshëm.

Meçi mes tyre ishte një klasike emocionale e kategorisë së rëndë, ndërsa Dubois u bë kampion i botës për herë të dytë.

Wardley e rrëzoi bashkëkombasin e tij britanik me një të djathtë të fuqishme, ndërsa e rrëzoi edhe në raundin e tretë. Por Dubois mori veten dhe u përgjigj me një seri goditjesh të forta.

Wadley e kishte hundën e dëmtuar dhe njërin sy thuajse të mbyllur. Ai u lëkund nëpër ring, por ia doli të qëndroi në këmbë dhe vazhdoi të kundërpërgjigjej.

Dhe gjyqtari vendosi t’i jap fund meçit në raundin e 11-të. Wadley i shqetësuar u ul në gjunjë, ndërsa Dubois festoi titullin e kategorisë së rëndë në versionin WBO.

Edhe Kroatit Hrgoviq titulli i kampionit, yllit në ardhje mësimet e duhura Luftarake Kroatit Hrgoviq titulli i kampionit, yllit në ardhje mësimet e duhura

“Ishte luftë. Faleminderit Fabio për këtë, faleminderit. E di që kam zemër, kam zemër të fortë. Jam luftëtar”, tha Dubois.

Në fund të javës gjatë të cilës mentaliteti i Dubois u vë në pikëpyetje, 28-vjeçari i heshti kritikët me një shfaqje zemre dhe të fuqisë.

Dubois e shënoi fitoren e 23-të në boksin profesionist dhe e riafirmoi veten në krye të kategorisë. 31-vjeçari Wardley e pësoi humbjen e parë në 22 meçe.

Meçi arsyetoi pritjet e mëdha, ndërsa promotori Frank Warren konfirmoi se ka klauzolë për rimeç. Meçi u zhvillua të shtunën mbrëma në Manchester.

Wardley refuzoi të tërhiqej, pavarësisht se këmbët i dridheshin dhe gjaku i rridhte në fytyrë. Shumica e boksierëve do të tërhiqeshin në një gjendje të tillë, por Wardley ka krijuar reputacion për rikthimet dramatike. Këtë herë megjithatë ishte ndryshe. Mjeku shikoi lëndimet e ish-kampionit para raundit të tetë dhe e lejoi të vazhdonte. Por kur meçi u ndërpre në raundin e 11-të, në arenë kishte një ndjenjë lehtësimi.

Të dy boksierët megjithatë kanë dëshmuar se janë prej më të mirëve të kategorisë së rëndë.

“Fabio është djalë i qëndrueshëm, luftëtar i madh. E falënderoj për një meç të shkëlqyer. Ishte nder për mua të isha në ring me ty”, theksoi Dubois.

Edhe Wardley aktivizon klauzolën e rimeçit me Duboisin Luftarake Wardley aktivizon klauzolën e rimeçit me Duboisin

Nuk përjashtohet mundësia për një meç të tretë të Dubois me Oleksandr Usyk, apo një meç me Moses Itauman shumë të vlerësuar. Por edhe fituesi i duelit Anthony Joshua – Tyson Fury mund të lakmojë titullin që tani e ka Dubois.

Për Dubois është e rëndësishme që dëshmoi se ende është prej boksierëve kryesorë të kategorisë së rëndë.