Boksieri Fabio Wardley ka thënë se e ka aktivizuar klauzolën e rimeçit të menjëhershëm me kampionin e kategorisë së rëndë në versionin WBO, Daniel Dubois. Kështu ka shkruar të premten BBC.
Dubois u rezistoi dy rrëzimeve të hershme dhe e largoi nga froni Wardleyn në meçin e javës së kaluar.
Promotori Frank Warren e ka konfirmuar se ky meç e ka të përfshirë në klauzolë edhe rimeçin.
Dubois në atë meç u bë kampion i botës për herë të dytë, ndërsa e regjistroi fitoren e 23-të në boksin profesionist.
Ëardley ndërkohë e pësoi humbjen e parë në 22 meçe.