Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj, pritet që së shpejti të luftojë për titull të botës në profesionalizëm.
Hadribeaj të shtunën mbrëma në Oberhausen të Gjermanisë e mposhti me vendim unanim të gjytarëve, Bakary Samaken e Francës.
Meçi ishte eliminator për titullin e botës në versionin WBC, kategoria superuelter. Tani Hadribeaj është sfidues i detyrueshëm i kampionit të botës, Sebastian Fundora.
32-vjeçari Hadribeaj tani i ka 23 fitore e një barazim në karrierë. Tetë prej fitoreve i ka me ndërprerje.
Artikuj të ngjashëm