Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

A është ky nokauti më i shpejtë në histori?

boks

Boksieri gjerman, Viktor Jurk, e ka regjistruar njërin prej nokauteve më të shpejta në histori të boksit. 

Ai e ka rrëzuar në tokë boksierin Edwin Castillo me një goditje, vetëm pak sekonda pasi nisi meçi të premten mbrëma në Mannheim të Gjermanisë.

Jurk në mesin e ringut dha goditje shumë të fortë me të majtën në nofullën e kundërshtarit kolumbian. 

Fitorja e jashtëzakonshme e ka shokuar botën e boksit, ndërsa shumë janë habitur me fuqinë e goditjes nga boksieri gjerman. 

Shumë prej adhuruesve të boksit kanë ngritur shqetësim për këtë goditje, pasi e kanë vlerësuar se Castillo ka dashur t’i godas dorëzat me kundërshtarin në fillim të raundit të parë dhe për këtë arsye duart e tij ishin poshtë. 

Jurk tani i ka 14 fitore, 12 prej të cilave me nokaut.