Kroati Filip Hrgoviq është kampion i botës në boks në kategorinë e rëndë, në versionin IBF.
Hrgoviq të shtunën mbrëma në Londër mposhti Moses Itauman me nokaut në raundin e nëntë.
Itauma ka dominuar shtatë raunde.
Por u lodh.
Hrgoviq nisi kthimin në raundin e tetë dhe në të nëntin dha goditje të cilave Itauma nuk u rezistoi. Ai nuk mundi të qëndronte në këmbë dhe gjyqtari ndërpreu meçin.